ARSYET/Edhe Bushati ishte kundër, Meta kthen në Kuvend koncesionin per portin privat...

ARSYET/Edhe Bushati ishte kundër, Meta kthen në Kuvend koncesionin per portin privat në Porto-Romano

50
0
Shares

Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend shtesën e kontratës së koncesionit për ndërtimin e një porti privat për hidrokarbure ne Proto Romano të Durrësit.

Pr/ligji per miratimin e kontratës koncensionare  “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës u votua ne Kuvend me 30 prill dhe vete ish ministri Ditmir Bushati ishte kunder.

Argumentet e kthimit

-Procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë anashkaluar procedurat e konkurrimit të parashikuara në ligjin nr. 125/2013“Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, ku përmes negocimit të drejtpërdrejtë janëcenuar njëkohësisht dhe parimet kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike;

-Marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara nëKodin Detar të Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 125/2013 “’Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’”, të ndryshuar”;

-Përmes shkeljeve të mësipërme është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës;

– Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtëkoncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent.

Për këto dhe të tjera arsye të parashtruara në vijim, në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ky ligj dhe njëkohësisht, edhe marrëveshja që ky akt synon të miratojë i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY