Aktori Zef Deda me lot ne sy puth murin e Teatrit Migjeni,...

Aktori Zef Deda me lot ne sy puth murin e Teatrit Migjeni, frymezon kunder qeverise

49
0
Shares

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Zef Deda  i cili mori pjese ne protesten e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit peeku te gjithe pjesemarresit me dhimbjen e shprehur per humbjen e Teatrit Kombetar ne Tirane.

Para se të merrte fjalën, aktori mes lotëve puthi muret e teatrit “Migjeni” dhe tha se këtë tempull nuk guxojnë ta prekin siç bënë me Teatrin Kombëtar.

Aktori e krahasoi qeverinë me “mafian”, ndërsa i revoltuar shtoi se po e shkatërron vendin në art, kulture, shëndetësi, arsim sport, duke i detyruar edhe të rinjtë që të largohen.

Ata luajtën në mënyrën më të tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistët shkodranë, po të ishte vlonjati, korçari, aty përbri tij tërë natën nuk çohen këta, nuk guxojnë. Super komunistë, super fashistë. Nuk duan kulturë, nuk duan art, s’duan që fëmijët tonë të edukohen. Ajo mafie po shkatërron këtë vend dhe e gjithë rinia jonë ka për të ikur nga këtu. Gjithë rinia jonë ka me ik prej këtu. JO! Mbajeni fëmijën aty! Ta çojmë në këmbë Teatrin. Rroftë arti!”, tha aktori Zef Deda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY