“SPAK të hetojë”, PD: Idirizi mbulesë e Ramës për të blerë kompaninë...

“SPAK të hetojë”, PD: Idirizi mbulesë e Ramës për të blerë kompaninë e markimit të karburanteve

58
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me skandalin ku Sinan Idrizi eshte paditur nga nje biznesmes turk per mashtrim. Partia Demokratike shprehet se denoncimi i sipërmarrësit të njohur turk ka zbuluar para shqiptarëve se Edi Rama po e përdor postin e kryeministrit për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë përdor si koperturë persona të ndryshëm.

Eno Bozdo shprehet se pas denoncimit te biznesmentit turk, Sinan Idirizi del si mbulesë e Edi Ramës për të blerë kompaninë e markimit të karburanteve.

PD i kerkon Spak të hetojë. Sipas Bozdos, skema e denoncuar e zbulon Edi Ramën si pronar tek Air Albania dhe në çdo koncesion dhe pasuri publike të dhënë oligarkëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO

Denoncimi i një sipërmarrësi të njohur turk ka zbuluar para shqiptarëve se Edi Rama po e përdor postin e kryeministrit për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë përdor si koperturë persona të ndryshëm. Në këtë rast është Sinan Idrizi, ortaku i Edi Ramës në kompaninë Air Albania, i cili akuzohet për mashtrim me 3.5 milionë euro. Denoncimi i biznesmenit turk e identifikon Sinan Idrizin si personin që Edi Rama përdor si mbulesë për të zhvatur koncesione, prona dhe pasuri publike.

Siç dëshmon biznesmei turk, Edi Rama është përfshirë në diskutimet mes turkut dhe Sinan Idrizit për të blerë kompaninë e koncesionit fitimprurës të markimit te karburanteve. Edi Rama duhet t’i japë përgjigje një pyetje shumë të thjeshtë: Çfarë roli bënte kryeministri në një marrëveshje private tregtare?

Denoncimi i biznesmenit turk zbulon skemën sesi Edi Rama përdor Sinan Idrizin si mbulesë për të vjedhur dhe është ai që e mbron nga drejtësia sekserin e tij. Personi që Edi Rama i dha 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro, por Sinan Idrizi vazhdon të bëjë biznes i qetë, i pashqetësuar, sepse pazari nuk është i tij, por është i Edi Ramës.

Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi po bënte pazar për të pasuruar Edi Ramën dhe se 3.5 milionë euro që ka marrë nga biznesmenti turk janë futur në xhepat e Edi Ramës. Nuk ka asnjë dyshim se edhe tek Air Albania ai është vetëm një koperturë për Edi Ramën. Sipas skemës që ka denonciar biznesmeni turk, edhe ksionet në emër të Sinan Idrizit tek Air Albania janë të Edi Ramës.

Ky skandal eshte nje nga shumë kontratat korruptive koncesionare, ku ekonomia dorezohet si nje torte per tu copetuar tek miqte oligarke te Edi Rames ose tek ata që i përdor si mbulesë për të fshehur pasurinë e paligjshme.

Skema eshte e thjeshte: presioni politik nga njera ane qe kombinohet me parate korruptive nga ana tjeter, mund te detyrojne cdo kompani te shitet, vecanerisht ne kushtet kur vete kryeministri perfshihet ne afere.

E njejta skeme e presionit dhe e sekserit ka ndodhur edhe me shitjen e kompanise e cila menaxhonte aeroportin e vetem nderkombetar te Shqiperise.E njejta skeme u gatua dhe do po perdoret edhe per Teatrin, i cili u shemb per t’i hapur rruge ndertimeve shume fitimprurese ne qender te Tiranes.

Kudo ku ka ligje speciale, ku ka tjetersim te prones publike, ku ka presione ndaj kompanive fitimprurese, ku ka segmente tregu te kapura ne menyre abusive, shfaqet Edi Rama me pazaret e tij të pista.

Skema e mashtrimit me Sinan Idrizin duhet hetuar menjëherë nga SPAK.Nga lidhjet mes Edi RMës dhe ortakut të Air Albania, drejtësia do të gjejë sesi në karrigen e kryeminsitrit qendron një hajdut, i cili ka vetëm një priritet. Të pasurohet sa më shumë dhe në çdo formë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY