Meta kerkon hetim nderkombetar per Teatrin

Meta kerkon hetim nderkombetar per Teatrin

39
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka kerkuar hetim nderkombetar per Teatrin gjate nje bisede me drejtuesit e Evropa Nostra.

Biseda e Metes:

Një bashkëbisedim tepër i frytshëm dhe i ngrohtë me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj.Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.
Mirënjohje për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.
Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, e falenderova “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.
Theksova se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.
Ramë dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një HETIMI NDËRKOMBËTAR mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.
Sepse siç me të drejtë tha Profesor Paolo Vitti: “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”.

NGA SOT MË KONSIDERONI EDHE MUA ANËTARIN MË TË RI TË “EUROPA NOSTRA”! 🇦🇱🇪🇺

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY