LETRA PUBLIKE/Rektori i UT zbulon mbledhjen e fshehtë dhe emrat: Këta janë 4 anëtarët e Senatit dhe veprimet e tyre të paligjshme

Ndaje

Rektori i Universitetit te Tiranes ka reaguar se fundmi, kur permes nje leter publike, ka vene ne dije kryeminsitrin Edi Rama dhe gjithe instancat e tjera lidhur me nje veprim te kater anetareve te Senatit Akademik, perkatesisht: Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti.

Rektori njofton per nje mbledhje qe eshte mbajtur diten e djeshme nga nje grup senatoresh, per te cilet thote se vendimet qe mund te jene jane te paligjshme. Koni i fajeson ata per krijimin e nje situate te tensionuar me zgjedhjet qe kerkoheshin te mbaheshin ne periudhe pandemie.

Janë pikërisht këta persona që me porositë apo urdhërat e tyre, mësuan, drejtuan apo detyruan edhe këta 5 (pesë) ish personel akademik të UT, kontratat e punës të të cilëve, i janë ndërprerë në mënyrë të menjëhershme, për arsye të justifikuar, nga Rektori i UT, si autoriteti drejtues më i lartë akademik në institucion, që ligji i arsimit të lartë 80/2015, në nenin 39, pika 5 të tij, i ka dhënë kompetencën e nënshkrimit të kontratave të punës me personelin akademik, dhe jo vetëm’, shkruan Mynyr Koni ne letren publike.

Rektorit thote se këta anëtarë të Senatit Akademik, sipas informacionit verbal qe ai ka, paskërkan marrë në shqyrtim, analizuar dhe shfuqizuar Vendimet e Rektorit mbi çështjen e marrëdhënieve të punës me personelin akademik, që siç dihet, janë tërësisht kompetencë vetëm e Rektorit.

LETËR E HAPUR PUBLIKE

 Drejtuar:  Personelit akademik dhe studentëve të Universitetit të Tiranës

 Të nderuar kolege të Universitetit të Tiranës, Të dashur studentë të Universitetit të Tiranës

Jam informuar në rrugë informale që në datën 21 maj 2020, është zhvilluar një pseudombledhje, në Godinën “Liria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT.

Në lidhje më këtë pseudombledhje të zhvilluar prej tyre, dua t’ju sqaroj se:

Në datën 14 maj 2020, nëpërmjet email-it, jam njohur me kërkesën që më është paraqitur, në cilësinë e Kryetarit të Senatit Akademik të UT, nga senatori, z.Artur Sula, për zhvillimin e një mbledhje Senati, dhe kishte përcaktuar rendin e ditës, datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohej kjo mbledhje.

Kërkesa e z.Artur Sula,u përkrah edhe nga një numër i caktuar senatorësh. Pasi u njoha me këtë kërkesë, me shkresën nr. 1639 datë 20.05.2020, drejtuar të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik (bashkëngjitur), i kam sqaruar hollësisht, me nene dhe ligje konkrete, arsyet se përse kërkesa e paraqitur nga z.A.Sula, nuk ishte aspak kompetencë e Senatit Akademik.

Z.Artur Sula kërkonte të vendosej mbi: “Qëndrimin e Senatit Akademik të UT për ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës për pesë pedagogë të UT dhe diskutimi për statusin dhe marrëdhëniet e punës për personelin akademik të UT”.

Sigurisht që kjo çështje nuk është aspak kompetencë e Senatit Akdemik.

Në fakt, me veprimet e fundit, u vërtetua edhe një herë katërcipërsisht se cilët janë autorët, bashkëautorët dhe mbështetësit e situatës të paprecedente të krijuar së fundmi në Universitetin e Tiranës, në lidhje me pseudoprocesin zgjedhor që pretendojnë që është hapur në UT, duke u përpjekur ta paraqesin si një proces zgjedhor të ligjshëm për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT.

Ky proces i paligjshëm, është mbështetur hapur nga autoritetet drejtuese të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula, Edmond Rapti, të cilët, edhe pse janë informuar nga Rektori mbi shkeljet flagrante të ish anëtarëve të KIZ, dhe ju është kërkuar të mos kryenin asnjë veprim në lidhje me dokumentat e nxjerra prej tyre, ata kanë vazhduar t’i mbështesin, kanë shpërndarë materialet e tyre nëpërmjet adresave zyrtare të email-eve; i kanë publikuar në faqet zyrtare të njësive krysore që ato drejtojnë dhe për më tepër, kanë aplikuar për autoritete drejtuese apo anëtarë të Senatit Akademik të UT në këtë proces të paligjshëm zgjedhor, duke u bërë kështu palë në këtë paligjshmëri.

Lehtësisht është e kuptueshme se këto veprime, këta persona i kryejnë vetëm për të ruajtur pozicionet e tyre drejtuese, duke mos dashur të zhvillohet në proces ligjor i ligjshëm, me një garë të vërtetë dhe të ndershme midis kandidatëve.

Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse pasigurinë dhe frikën e tyre, për të marrë pjesë në një garë të ndershme, sipas ligjit dhe rregullave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të UT.  

Janë pikërisht këta persona që me porositë apo urdhërat e tyre, mësuan, drejtuan apo detyruan edhe këta 5 (pesë) ish personel akademik të UT, kontratat e punës të të cilëve, i janë ndërprerë në mënyrë të menjëhershme, për arsye të justifikuar, nga Rektori i UT, si autoriteti drejtues më i lartë akademik në institucion, që ligji i arsimit të lartë 80/2015, në nenin 39, pika 5 të tij, i ka dhënë kompetencën e nënshkrimit të kontratave të punës me personelin akademik, dhe jo vetëm.

Tashmë është e qartë që: Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti, prej 4(katër) vitesh, në mënyrë të përsëritur, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të shumë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; të mbështetura edhe nga Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT, kanë përdorur të gjitha rrugët dhe metodat për të penguar funksionimin normal të institucionit të Universitetit të Tiranës.

Këta persona, në këto vite, janë përkrahur dhe mbështetur edhe nga një grup i caktuar senatorësh, të cilët, edhe në rastin e fundit, kanë psudoaplikuar për të qenë përsëri anëtarë të Senatit Akademik të UT, në një proces të paligjshëm zgjedhor, duke shpërdoruar në këtë mënyrë besimin dhe votën tuaj.

Edhe në këtë rast, në shkelje flagrante të ligjit nr.8480 datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, organizuan edhe këtë pseudombledhje të paligjshme. Si rrjedhim, edhe çdo akt apo dokument i nxjerrë prej tyre, është absolutisht i paligjshëm, është nul dhe i pazbatueshëm.

Këta anëtarë të Senatit Akademik, sipas informacionit verbal që kam, paskërkan marrë në shqyrtim, analizuar dhe shfuqizuar Vendimet e Rektorit mbi çështjen e marrëdhënieve të punës me personelin akademik, që siç dihet, janë tërësisht kompetencë vetëm e Rektorit.

Dhe kjo duket qartë në pikën 1 të pseudovendimit të tyre, duke pretenduar se sipas tyre “Senati Akademik ka detyrimin të konstatojë pavlefshmërinë absolute të akteve apo vendimeve të Rektorit”, duke pretenduar se Senati Akademik qenkërka “eprori” i Rektorit……..

Kjo është sa qesharake, por edhe po aq e paligjshme.  

Senati Akademik është organi kolegjial më i lartë drejtues në UT, por Rektori është autoriteti akademik më i lartë drejtues në UT. Ligji i arsimit të lartë 80/2015, i ka përcaktuar qartë dhe i ka ndarë kompetencat e tyre.

Rektori nuk ka varësi funksionale dhe nuk është nomenklaturë e Senatit Akademik. Ai zgjidhet nga personeli akademik dhe studentët me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës dhe dekretohet me Dekret të veçantë të Presidentit të Republikës.

Në referim të nenit 153 pika 3 të Kodit të Punës, Gjykata është organi kompetent që bën vlerësimin e shkaqeve të justifikuara për zgjidhjen e marrëdhënies së punës dhe jo Senati Akademik.

Lehtësisht është e kuptueshme se me këto veprime, në fakt ata kërkojnë të legjitimojnë të ashtuquajturin “proces zgjedhor” në UT; të legjitimojnë pseudoaplikimet që kanë bërë për autoritete drejtuese apo anëtarë të Senatit Akademik të UT, në një proces zgjedhor të paligjshëm sepse, siç e dini, procesi nuk është shpallur akoma nga Rektori i UT (shiko nenin 5 pika 3 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT) dhe brenda 3(tri) ditësh nga shpallja e këtij procesi zgjedhor nga Rektori, Senati Akademik, ka detyrimin ligjor të miratojë Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të UT (shiko nenin 6, pika 1 , gërma a) të Rregullores së Zgjedhjeve të UT).

Pra, këta persona kërkojnë të legjitimojnë edhe një komision zgjedhor institucional (KIZ) të paligjshëm, mandati i të cilit ka përfunduar qysh me miratimin e Rregullores së Zgjedhjeve të UT, për më tepër, me anëtarë ish personelin akademik të UT, të cilëve ju është zgjidhur kontrata e punës me Universitetin e Tiranës, në mënyrë të menjëhershme, për shkaqe të justifikuara, nga Rektori i UT, qysh në datën 6 maj 2020.

Kjo duket qartë në pikën 2 të pseudovendimit të tyre, kur në mënyrë skandaloze, vendosin ata se kur do të miratohet Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) i UT, duke shkelur në këtë mënyrë Rregulloren e Zgjedhjeve të UT, të miratuar nga vetë ata, dhe duke përdorur lloj lloj artificash dhe argumentash të paqëna, për ta bërë të mundur këtë gjë.

Në të njëjtën mënyrë, të njëjtët persona, aktualisht autoritete drejtuese në njësitë kryesore (fakultetet) e UT, kanë përdorur edhe komisionet zgjedhore të fakulteteve përkatëse (KZF), të cilët gjithashtu janë të paligjshëm dhe me mandate të përfunduara, sepse këto komisione ngrihen pas miratimit të KIZ –it (shiko nenin 7, pika 1 të Regullores së Zgjedhjeve të UT), përjashtuar pedagogët, ish anëtarë të KZF të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar të UT.

Të gjithë pedagogët, në cilësinë e ish anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore të fakulteteve (KZF), me veprimet që kanë kryer, janë në shpërdorim detyre, në tejkalim kompetencash, dhe janë në shkelje flagrante të Rregullores së Zgjedhjeve të UT.

Sikurse ju kam sqaruar edhe në komunikimet e mëparshme në lidhje me këtë çështje, janë të njëjtët persona që përpiqen të pengojnë funksionimin normal të institucionit; që përpiqen të drejtojnë institucionit, përpiqen të drejtojnë organin kolegjial, Senatin Akademik dhe në çdo rast, keqinterpretojnë ligjin dhe tjetërsojnë të vërtetën absolute.

Të nderuar kolegë, Të dashur studentë,

Edhe një herë do të kërkoja nga ana juaj, të konsultoheshit me Rregulloren e Zgjedhjeve të UT, për të kuptuar edhe më mirë të gjitha sa më sipër ju sqarova, por edhe për të njohur edhe më mirë të gjithë procesin zgjedhor dhe të gjitha procedurat që duhet të kryhen menjëherë pas shpalljes së këtij procesi zgjedhor nga titullari më i lartë akademik i institucionit, Rektori i UT.

Sikurse e kam theksuar, sapo Ministri përgjegjës për arsimin, të caktojë datën e fillimit të procesit zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve, Rektori i UT, në mënyrë të menjëhershme, në zbatim të detyrimeve ligjore sipas nenit 5, pika 3 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, të miratuar me Vendimin nr.5 datë 10.02.2020 të Senatit Akademik të UT, do të shpallë Urdhërin për ditën e fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik të UT.

Do të kërkoja të vlerësonit maksimalisht procesin zgjedhor që do të zhvillohet në UT, si një proces kaq të rëndësishëm për institucionin; të jeni aktiv në këtë proces, edhe duke aplikuar për autoritete drejtuese dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, edhe duke marrë pjesë gjerësisht në procesin e votimit, për të sjellë në këtë mënyrë, frymë dhe mendësi të re në institucion.

Ju siguroj se, në cilësinë e Rektorit të UT, do të bëj të gjitha përpjekjet ligjore dhe institucionale, me qëllim që në Universitetin e Tiranës, të zhvillohet një proces zgjedhor i ligjshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës.

REKTORI

 PROF.DR.MYNYR KONI

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje