“Sot vërtetoi qëllimin e tij”, reagon Basha: Shembi Teatrin që të ndërtojë...

“Sot vërtetoi qëllimin e tij”, reagon Basha: Shembi Teatrin që të ndërtojë kullat në mes të Tiranës

53
0
Shares
Lulzim Basha gjate lidhjes virtuale ne seli

Pas deklaratave te kryeministrit Edi Rama, ka reaguar dhe kryeopozitare Lulzim Basha, i cili shrkuan se sot kryeministri vertetoi se qellimi i tij i vetem ishte te ndertonte kullat ne truallin e Teatrit Kombetar.

Basha madje e quan burracak Ramën, dhe sipas tij ai po perpiqet tia hedhe fajin kujtdo tjeter.

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY