Dhurata Çupi: Projektet dhe parate qe Veliaj gjeti gati nga Basha

Dhurata Çupi: Projektet dhe parate qe Veliaj gjeti gati nga Basha

67
0
Shares

Ish drejtoresha juridike ne Bashki, Dhurata Cupi ka treguar edhe njehere projektet qe bashkia nen drejtimin e Bashes ia la gati Velise.

“Parku i lodrave te Liqeni, u kundērshtua nga opozita dhe qytetarët pasi projekti kishte vetëm beton , kafe dhe restorant brenda lodrave dhe çmime punimesh marramendëse. Nën presionin e opozites , Veliaj ndryshoi projektin, pakësoi betonin dhe nuk ndërtoi kafe ,restorant brenda lodrave.

Projektin e Pazarit te Ri e gjeti të përfunduar nga stafi i Bashkisë nën drejtimin e Zotit Basha, investuar nga Projekti Amerikan i Zhvillimit. Kishte muaj negocimi, u nënshkrua kontrata dhe ishte gati fillimi i punimeve. Me ardhjen e z. Veliaj, ndryshoi projektin duke shtuar restorante klienteliste dhe pakësoi vendet e tregëtareve. Opozita thjeshte mbrojti te drejtat e tregëtareve dhe në fund pas presionit opozitar u detyrua te mos linte asnjë tregtar prej vitesh aktivitet aty,  pa postin e tyre të tregtimit.

Zgjatimi i Bulevardit . Ishte një punë e jashtëzakonshme e stafit te bashkisë se Z. Basha. U miratua projekti. U miratua kredia sovrane. Filluan punimet. U pengua nga Rama dhe Veliaj. Me ardhjen në Bashki , Veliaj , ndryshoi projektin me shume zero prapa referuar projektit të Z. Basha. Ndryshoi planin territorial për bulevardin. Rregulloi klientelën e vet aty dhe sot pasuritë shtetërore anë bulevardit jane tjetërsuar. Opozita ka denoncuar aferat në këtë investim”, shkruan Dhurata Cupi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY