YEPP dënon ashpër arrestimin e kryetarit të FRPD: Politikë shtypëse! Lirojini menjëherë dhe artistët!

Ndaje

YEPP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane, më i madhi në Europë) dënon ashpër arrestimin e Belind Këlliçit, kryetar i FRPD, dhe shumë aktivistëve dhe artistëve të tjerë, prej regjimit socialist në Shqipëri.

Ne deklaraten zyrtare te reagimit te tyre, shkruhet se shembja e Teatrit pothuajse njëqind vjeçar, së bashku me brutalitetin e policisë gjatë kësaj pandemie globale, është një akt dhune që shkon përtej parimeve të lirisë dhe demokracisë.

Për më shumë se dy vjet, aktivistët kanë bërë qëndresë të vazhdueshme, në përpjekje për ta ndalur qeverinë të shkatërrojë një monument me vlera historike, si për Shqipërinë edhe për Europën”,-shkruhet ne deklarate.

Ne deklarate thuhet se çështja e Teatrit Kombëtar duhej zgjidhur sipas metodës së propozuar nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, siç ishte edhe propozimi i Komisioneres së BE për Kulturën, Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje kryeministrit shqiptar për t’u ulur në bisedime me mbrojtësit e Teatrit dhe jo për të marrë vendim vetjak mbi shkatërrimin.

Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe, në emër të gjithë partnerëve tanë, dënojmë këtë politikë shtypëse. Eurodeputetja e Parlamentit Europian, njëkohësisht Presidente e YEPP, Lidia Pereira, në një qëndrim publik të saj, u shpreh se arrestimi i Belind Këlliçit, së bashku me artistë, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, nga ana e regjimit socialist në Shqipëri, tejkalon principet e lirisë dhe demokracisë”,-thuhet ne deklarate.

Deklarata e YEPP: http://youthepp.eu/news/yepp-calls-for-the-immediate-release-of-belind-kellici/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje