Memet e rrjetit per Erion Veline mbushin protesten

Memet e rrjetit per Erion Veline mbushin protesten

189
0
Shares

Memet e rrjetit kundër prishjes së Teatrit kanë zënë një vend të dukshëm në protestën e artistëve, që po mbështetet nga opozita më bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një prej memeve që bie në sy, është kryeministri Edi Rama, i vendosur në një tabelë që tregon rrezik. Ai është quajtur në rrjet RAMAVIRUSI, duke treguar se është rreziku më i madh sot për vendin dhe qytetarët. Në një foto tjetër duket këshilli bashkiak i Tiranës, i cili quhet Këshilli i Turpit, pasi mori fshehurazi dhe në mënyrë të paligjshme vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Vendi ku janë vendosur memet ndodhet pranë Teatrit Kombëtar dhe në mënyrë simbolike është rrethuar nga qytetarët protestues me shiritin “skenë krimi”. Pjesë e protestës janë edhe pankartat ku Erion Veliaj shfaqet me një nga oligarkët e qeverisë, Shkëlqim Fusha, të cilit, pasi i ka dhënë mbi 100 milionë euro tendera, e përdori për aferën korruptive kriminale për shembjen e Teatrit. Në foto janë pronari i kompanisë Fusha dhe familjarët e tij të afërt, ish prokurori i Tiranës, Petrit Fusha, që mbylli çështjen e Ardit Gjoklajt në favor të Erion Veliajt dhe Sulejman Fusha, trafikant ndërkombëtar droge./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY