LAJM I FUNDIT/Lirohet nga burgu Safet Bajri dhe anëtarët e tjerë të...

LAJM I FUNDIT/Lirohet nga burgu Safet Bajri dhe anëtarët e tjerë të grupit famëkeq

885
0
Shares

Gjykata e Rrethit të Shkodrës, e përbërë me trupë gjyqësore nga Besmir Stroka, ditën e sotme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve Av. Arbër Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, duke shuar masat e sigurimit ‘arrest në burg’ për disa prej te hetuarve te Grupit Bajri.

Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë.

Ndërkohë lirohen nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.Po ashtu janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore.

Grupi Bajri u godit më 21 shtator 2018, bashkë me Safet Bajri (Rustemi). Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY