Aktori Neritan Licaj falenderon Bashen per mbeshtetjen e protestes

Aktori Neritan Licaj falenderon Bashen per mbeshtetjen e protestes

60
0
Shares

Aktori Neritan Liçaj falenderon kreun e opozitës Lulzim Basha për mbështetjen e protestës së artistësve dhe për kauzën e drejtë kundër grabitjes së qeverisë me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pas mbarimit të fjalimit, Neritan Liçaj u shkëput nga kolegët e tij dhe qendroi me kreun e opozitës, i cili po merr pjesë në protestë, në shenjë solidariteti me artistët.

Lulzim Basha është angazhuar publikisht se me të marrë drejtimin e qeverisë, do të vendosë për rindërtimin e Teatrit dhe do të çojë përpara drejtesisë përgjegjësit për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar.

Aktori Neritan Liçaj, i dhunuar dhe i ndaluar nga policia të dielën, është një nga artistët më aktivë në mbrojtjen e kauzës së Teatrit. Ai hapi sot protestën duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos mendojnë “deri tek pragu i shtëpisë së tyre”.

“Nuk mbaron aty bota , aty fillon. Çdo gjë që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë edhe mua, edhe me ty. Ka të bëjë me të ardhmen, me atë që do mbjellim nesër”, tha Liçaj.Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”- u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY