Protesta për shembjen e Teatrit, procedime të tjera për artistët, mes tyre...

Protesta për shembjen e Teatrit, procedime të tjera për artistët, mes tyre dhe Stresi

78
0
Shares

Në protestën e djeshme morën pjesë grupe të ndryshme nga shoqëria civile, qytetarë si dhe anëtarë të opozitës.

Ditën e sotme bëhet e ditur se lidhur me këtë protestë, që cilësohet si e paligjshme, janë proceduar artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa si dhe Stresi.

Artistët dhe Stresi janë proceduar për bllokim rruge dhe moslejimin e kalimit të automjeteve.

Mesohet se efektivët arrestuan edhe Arben Qyranin, sepse sipas tyre, ka hedhur sende e lëndë piroteknike në drejtim të turmës, duke iu rrezikuar jetën personave të pranishëm.

Protestat do te vijojne duke filluar nga e nesermja ne oren 17:30 dhe Aleanca ka mbeshtetjen e opozites deri ne fund.

NJOFTIMI I POLICISE

Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 9 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin e Kombit, proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit:

R. B., N. L., A. K., A. M., L. B., M. K., Ç. Gj., F. M. dhe A. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY