LAJM I FUNDIT/Epidemia drejt fundit, shënohet vetëm 1 rast me koronavirus

LAJM I FUNDIT/Epidemia drejt fundit, shënohet vetëm 1 rast me koronavirus

377
0
Shares

Sipas te dhenave te sotme, ne Shqiperi ka vetem nje rast me koronavirus, dhe ky i shenuar ne Tirane.

Burime nga ministria bejne me dije se brenda 24 oreve u kryen 177 testime, ndersa numri i te sheruave shkoi ne 15 paciente. Ne spitale jane te shtruar 15 paciente dhe 3 paciente ne terapi intensive.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2960848513953025/

Njoftimi i plote i MSH: 

Dr. Adela Vasili
Instituti i Shëndetit Publik
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.
Të shëruar janë 15 qytetarë.

Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY