Apeli lë në burg ish-drejtorin e policisë së Vlorës, avokati tregon pse...

Apeli lë në burg ish-drejtorin e policisë së Vlorës, avokati tregon pse u dorëzua me vonesë

62
0
Shares

Gjykata e Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vendosi vazhdimin e masës se sigurise ‘arrest me burg’  për Jaeld Çelën.

Avokati i tij tha se kërkuan ndryshim të vendimit pasi nuk janë kushtet per këtë masë. Seanca ne apel per çeshtjen është caktuar për në datën 28 maj.

Në një prononcim për mediat, avokati i Jaeld Çelës tha se klienti i tij nuk është arratisur nga drejtësia sepse ka qenë prezent në çdo seancë, përfaqësuar nga avokati.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici pak ditë më parë, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohej për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, akuza te cilat prokuroria tani i ka rrezuar.

Jaeld Çela është dënuar tani vetem me 3 vite burgim vetem për shpërdorim detyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY