VIDEO/Transportoi me skaf nga Shqipëria gjysëm ton droge, zbulohet shqiptari në Itali

VIDEO/Transportoi me skaf nga Shqipëria gjysëm ton droge, zbulohet shqiptari në Itali

135
0
Shares

Është kapur në Itali gjysëm ton marijùanë e cila ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte për synim tregtimin e saj në shtetin fqinj dhe vende të BE-së.

Skafisti, 31 vjeç, akuzohet për zotërim dhe trafikim të lëndëve të ndaluara, me vlerë mbi 5 milionë euro nëse do të shitej në treg.

Operacioni është ekzekutuar ditën e shtunë më datë 16 maj 2020 pas identifikimit të një mjeti detar tip skaf që udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve italiane të Brindizit. Sinjalizimi erdhi nga Marina Ushtarake italiane që patrullon vijën bregdetare.

Skafi me drogë ishte i gjatë 6 metra dhe i modifikuar me një motorr të fuqishëm jashtë bordit.

Sipas autoriteteve italiane droga do të sillte në treg një përfitim prej 6 milionë eurosh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY