Eshtë ndarë nga jeta shkrimtari i njohur për fëmijë, Shkëlzen Zalli

Eshtë ndarë nga jeta shkrimtari i njohur për fëmijë, Shkëlzen Zalli

211
0
Shares

Është ndarë papritmas sot nga jeta shkrimtari i njohur për femijë Shkelzen Zalli, regjizor prej shume vitesh në radio “Tirana.” Informacionin e ben me dije Gazeta Nacional.

Shkezen Niman Zalli, u shqua qysh femijë si i talentuar në interpretimin e këngës popullore në Tropojë, ndërsa do të ishte një nga instrumentistët më të njohur të ansmablit artistik “Dardania”, Tropojë.

Si instrumentist është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare të mbajtura në Gjirokastër dhe fitues i vendit të parë më 1986.Po kështu është shpallur disa herë në listën e instrumentistëve më të mirë të këtij Festivali.

Shkezen Zalli punoi për pak vite në administratën e Gjykatës së rrethit Tropojë dhe pas vitit 1992 deri në momentin e ndarjes nga jeta, punoi si gazetar, redaktor dhe së fundi si regjizor në Radio Tirana. Ai la gjurmë me emisonet e tij brilate për femijë në këtë radio të ndjekur me aq interes nga femijët shqiptarë.

Shkelzen Zalli e filloi karriren letrare në vitet 1980 me poezi për të rritur dhe si autor i teksteve të shumë këngëve të bukura  të kopmpozuara nga Kolë Susaj dhe sidomos Skëndër Dozhlani.

Pas viteve 1990 ai do të lëvronte me sukses të madh poezinë për femijë duke u shndërruar në një nga poetët më të mirë për femijë në nivel kombëtar dhe në të gjitha kohërat.

Ai është autor i rreth 45 librave për femijë, në zhanrin e poezisë, poemës, fabulës, përallës, skicave dhe tregimeve. Poezitë e tij prej shumë vites janë pjesë e kurrikules shkollore, të ciklit të ulët.

Ai u shqua si poet për femijë për stilin lirik, temat interesante, mendimin filozofik, edukues dhe atdhetar, leksikun e vencantë dhe figuracionin plot fantazi dhe shpesh me ironi, ndaj veseve të shoqërisë tonë.

Shkelzen Zalli u bë pjesë e jetës së femijëve shqiptarë për shumë breza, duke i mësuar përmendesh poezitë e tij të bukura dhe plot elementë stilistikë që ishin pjesë e individualitit të tij jetësor dhe letrar.

Shkelzen Zalli me meritë ishte fitues i shumë cmimeve letrare për femijë në Shqiëpri, Kosovë dhe rajon. Vitin e Kaluar ai ishte fitues i Cmimit Kombëtar të Letërisë për Femijë të akodruar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Shkelzen Zalli ka qënë fitues tre herë i cmimeve vjetore për femijë të akorduara nga gazeta Kombëtare Nacional, ku ai botonte rregullisht.

Shkelzën Zalli lëvroi me sukes edhe poezinë për të rritur. Ai ishte i martuar me gazetaren e njohur Vjollca Fetahu dhe njëkohësisht redaktoren dhe manxheren e  përkushtuar e librave të tij.

Vdekja e parakoshme, ka lënë në pikëllim familjen  tij, miqtë, shokët, kolëgët e punës dhe lexuesit e shumtë në të gjitha hapsirat shqiptare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY