“Pati hyrje-dalje në Bashki deri në orën 5”, Kryemadhi kalon natën para...

“Pati hyrje-dalje në Bashki deri në orën 5”, Kryemadhi kalon natën para Teatrit: Menduan se ne do të largoheshim

71
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e mbajti premtimin dhe e kaloi natën para Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve,  duke pasuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën, i cili qendroi një natë më parë tek godina, për të mos lejuar shembjen e saj nga qeveria.

“Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte gjendje e qetë, nuk patëm asnjë problem, dhe kështu do të vazhdojmë, – tha Kryemadhi paraditen e sotme. Nuk kanë tentuar të na largojnë, punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri të plotë, kishin besimin se ne do të largoheshim vetë.

Me tej ajo shtoi se ne Bashki kishte hyrje-dalje deri ne oren 5 te mengjesit, çka tregon sipas Kryemadhit se ata ishin ne monitorim dhe punonjesit mendonin se ne do te largoheshim.

Kryemadhi tha se Teatri do të mbrohet me çdo kusht ndërsa vlerësoi rezistencën sehmbullore të AMT.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY