Kryeargumenti për mandatin, arsyeja pse nuk po zëvendësohet Ardian Dvorani

Kryeargumenti për mandatin, arsyeja pse nuk po zëvendësohet Ardian Dvorani

87
0
Shares

Largimi i Ardian Dvoranit, pas mbarimit te mandatit, mbetet ende çështje e pambyllur. Me emerimin e 3 anetareve te KLGJ, presidenti Meta kerkoi largimin e Dvoranit, pasi sipas tij me kete akt, mandati i tij mbaronte.

Kujtojme ketu se Dvorani ka 7 vite përtej mandatit të tij kushtetues, me motivin se ka qenë i bllokuar mekanizmi i zëvendësimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Por, Dvorani ka një kryeargument me të cilin bazon qëndrimin e tij dhe pas emerimit te 3 anetareve ne muajin Mars. Duke u bazuar në ligj, janë 4 vende në Gjykatën e Lartë që i përkasin anëtarëve, të cilët vijnë nga jashtë sistemit. Dvorani pretendon të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur do të emërohet anëtari i katërt nga radhët e juristëve të spikatur.

A2 iu drejtua me një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta pyetur se në çfarë faze ka mbetur kjo procedurë e plotësimit të këtij vendi të katërt, i cili do të ishte një shkak ligjor për largimin nga Gjykata e Lartë e Ardian Dvoranit edhe nga kryesimi i Emërime në Drejtësi.

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, problematik ka qenë situata e krijuar nga pandemia dhe ndërprerja e punës të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas KLGJ, mbledhjet janë zhvilluar përmes platformave online, por kjo problem, sipas tyre, sepse në procedurën e verifikimit të kandidatëve për plotësimin e vendit të katërt nevojitet edhe shqyrtimi i dokumenteve të klasifikuara, të cilat konsiderohen sekret shtetëror. Sipas një shkrese zyrtare nga DSIK, të muajit prill, kjo drejtori i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor të mos shqyrtojë akte ku flitet për dokumente sekrete shtetërore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY