DETAJE/Kërcënim me armë zjarri, shmanget ngjarja e rëndë në Mirditë

DETAJE/Kërcënim me armë zjarri, shmanget ngjarja e rëndë në Mirditë

68
0
Shares

Policia ka vene ne pranga një 35-vjeçar në Mirditë, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas.

Ai ka e kërcënuar se do ta vriste, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë ëhstë ndalaur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se: Shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë  zjarri për ta vrarë” – informon policia.

Në momentin që policia janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P.

/DRON.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY