OFL zbarkon në Korçë e Pogradec, 4 personat që duhet të deklarojnë...

OFL zbarkon në Korçë e Pogradec, 4 personat që duhet të deklarojnë pasurinë

120
0
Shares

Efektivët e Operacionit Forca e Ligjit kanë zbarkuar në qarkun e Korçës, ku i kërkojnë deklarimin e pasurisë 4 personave, me precedent kriminal.

Burmet bëjnë të ditur se personat qe duhet të deklarojnë pasurinë janë Arben Pilinci,  Vangjel Zguri, Theodhor Dhamo dhe Erion Llapushi.

Njoftimi i policisë

– E. Ll., banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim;

– A. P., banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”;

– Th. Dh., banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

–  V. Z., banues në Korçë pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY