Një i arrestuar për plagosje e një tjetër për dhunë, detajet e...

Një i arrestuar për plagosje e një tjetër për dhunë, detajet e policisë mbi ngjarjet në Tiranë

40
0
Shares

Policia e Tiranes ka arrestuar 2 persona per veprën penale “Dhuna në familje” dhe nje tjeter per plagosje me dashje.

Pasi ka goditur me sende të forta një shtetas, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit G. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin K. K., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-sqaron policia.

Po ashtu policia beri arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 39 vjeç, sepse në rrugën “Mihal Grameno”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve”,-sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY