Vokshi zbërthen skemën: Paratë e pista të krimit e drogës duan të...

Vokshi zbërthen skemën: Paratë e pista të krimit e drogës duan të ndërtojnë kulla betoni në tokën e teatrit

58
0
Shares

Albana Vokshi thote se ka nje prapaskene kriminale e gjithe ajo qe po ndodh me Teatrin Kombetar.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, ish-deputetja zberthen detajisht ate qe do te ndodhe pasi te shembin teatrin, ku kryesorja do te jete grabitja e prones publike dhe ndertimi i kullave te betonit.

Teatri Kombëtar është në rrezik më shumë se asnjëherë nga epidemia e vjedhjes, e grabitjes së pronës publike, nga babëzia për të zhvatur gjithçka që ta jep në dorë pushteti i vjedhur dhe i blerë me paratë e krimit.

Ky është një qark i mbyllur mes qeverisë dhe botës së krimit. Paratë e pista të krimit dhe korrupsionit që zgjedhin qeverinë, parlamentin, pushtetin lokal, kanë vënë në lëvizje vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që të investohen në kulla betoni në tokën e Teatrit dhe në pronën publike pas tij.

Kësaj skeme kriminale do t’i shërbejë edhe vendimi i nesërm i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky është një vendin që e mbajnë sekret, sepse është një raport i manipuluar, siç ka mashtruar këto 20 vjet Edi Rama opinionin publik, duke na thënë se Teatri rrezikon të shembet. Teatri nuk u shemb as kur gënjeu Edi Rama, as kur ra tërmeti.

Rreziku i vetëm i vjen nga babëzia e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të vjedhur. Bashkë me artistët dhe qytetarët do të jemi këtu për t’i bërë rezistencë kësaj hordhie që, në ikje e sipër po përpiqet të na vjedhë pasurinë kombëtare, të na shkatërrojë trashëgiminë kulturore me akte talebanësh dhe të na përdhosë identitetin tonë europian”,-shkruan  Vokshi.

Kujtojme se Keshilli Bashkiak, pas kalimit te Teatrit ne pronesi te Veliajt, do te marre vendimin per shembjen e ketij monumenti i cili sot eshte konsideruar nga  Europa Nostra si vlere kulturore e vendit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY