VIDEO/Dëshmia tronditëse e vajzës nga Maliqi: “Pimë hashash pastaj babi me kërkoi…”

VIDEO/Dëshmia tronditëse e vajzës nga Maliqi: “Pimë hashash pastaj babi me kërkoi…”

304
0
Shares

18 vjecarja e abuzuar nga babai i saj në Maliq të Korçës ka dhënë dëshminë e saj për ABC News ku vajza tregon gjithë historinë dramatike të jetës së saj ndërkohë që ka kërkuar ndihmën e shtetit për të pasur një psikolog dhe një avokat.

Biseda:

Pyetje: Çfarë ka ndodhur mbrëmë?

Vajza: Shkova me babin dhe arrita në orën 7 e gjysëm, shkova me shoqen dhe shokun tim të ngushtë. Ndenja te shoqja ime e fëmijërisë deri nga ora 10:00, pastaj erdhi ai. Morëm për të ngrënë por nuk hëngra, ai bëri hashash, piu, piva dhe unë dhe pastaj shtruam për të fjetur e pastaj po fliste përçartë.

Pyetje: Çfarë të tha?

Vajza: Si do kryente  marrëdhënie, çfarë dëshire kishte ai, dëshira e tij ishte të kryente marrëdhënie me mua.

Pyetje: E kishte shprehur më parë?

Vajza: Jo thjesht kishim folur për jetën personale, por jo biseda kaq troc.

Pyetje: Si reagove?

Vajza: Reagova qetë, i thashë se do flasim nesër. Pastaj fola me shoqen time të ngushtë dhe i thashë se nuk jam mirë. Ndërkohë që po flisja  me shoqen ai po fliste dhe po bëja sikur nuk e kuptoja.

Pyetje: Si ishin bisedat?

Vajza: Nisi bisedat +18, më tha që kam një dëshirë ma plotëso, i tash çfarë po thua se je tapë. Pastaj i thashë çfarë po thua? Ai tha që dua ta bëj njëherë me ty.

Pyetje: Ndërkohë që ju thatë se jeni vajza e tij?

Vajza: Po, tha që më ka evlat por ndjenjat nuk komandohen, thjesht provoje njëherë se do të çmend

Pyetje: Si vijoi më pas?

Vajza: Më pas nuk po duroja më dhe i thashë shoqes time të ngushtë, që të vinte shoku im i ngushtë të më merrte, ndërkohë nuk kisha mundësi të dilja se të gjitha dyert ishin mbyllur.

Pyetje: Ishe e frikësuar?

Vajza: Po shumë, vetëm u tregova e qetë, nuk u bëra agresive. Më pas më ka marrë shoqja ime në telefon dhe tha hajde se jemi në punë, por nuk jam në punë, doja të shpëtoja që aty.

Pyetje: Ju keni pasur shpesh herë shenja dhune nga babai juaj, prej sa vitesh?

Vajza: Që kur kam lindur..

Pyetje: Thatë se shkonit në shkollë me qepë dhe kripe…?

Vajza: Po

Pyetje: Ai ka qenë abuzues kundrejt jush apo jo?

Vajza: Po shumë

Pyetje: Ndërkohë keni psikolog që ju mbikëqyr?

Vajza: Jo sepse ky është shteti ynë, ndërkohë e kam kërkuar ta kem sepse kam nevojë.

Pyetje: Çfarë kërkoni nga shteti?

Vajza: Psikologun dhe avokatin sepse nuk kam mundësi ti paguaj./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY