Sherr masiv mes familjarëve në Krujë, nipat dhunojnë xhaxhanë dhe i djegin...

Sherr masiv mes familjarëve në Krujë, nipat dhunojnë xhaxhanë dhe i djegin ushqimore për blegtorinë

125
0
Shares

Një konflikt pronësie ku janë përfshirë 4 persona raportohet se ka ndodhur në Krujë.

Në pranga janë vënë 2 persona, kushërinj me njëri-tjetrin, Sh.V 40 vjeç dhe D.V 29 vjeç nga Kruja ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit N.V 69 vjeç dhe S.V 69 vjeç.

Sipas policisë “Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY