Hetim per drejtorin e burgut, perfitoi ‘dhurata‘ nga te burgosurit

Hetim per drejtorin e burgut, perfitoi ‘dhurata‘ nga te burgosurit

334
0
Shares

Drejtori i IEPV-së Berat, Hiqmet Këlliçi është në ndjekje penale me akuzen për “Shpërdorim Detyre”, bejne te ditur burime nga Drejtoria e Burgjeve.

Efektivet e SHKB-së së Burgjeve kanë përcjellē dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të drejtorit Këlliçi pas nje hetimi prej 1-muaji.

Sipas ShKB-së së Burgjeve,Hiqmet Këlliçi,akuzohet se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të rryshfeteve. Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se ai favorizonte të dënuarit,edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.

Në shumë raste të till,edhe pse juristi i IEPV-së Berat,përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës,ky komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.

Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se,Këlliçi ka shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar autoritetin e tij si drejtues institucioni për rastet e sipërpërmendura,që sipas SHKB-së janë me dhjetëra.

Të pyetur në lidhje me këtë hetim,burime të Prokurorisë së Rrethit Berat konfirmojnë se,çeshtja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat,Hiqmet Këlliçi,ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot,pas hedhjet së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni, raporton abcnews.

Kjo është çeshtja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi.

Në Dhjetor 2019 ai është akuzuar për “shpërdorim deryre” nga SHKB-ja,pasi shoferi i tij,me urdhër të drejtorit dhe në kundërshtim me ligjin,lejohej të takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për tu siguruar favore në këmbim të rryshfeteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY