Aksione policore në Tiranë, detajet mbi të arrestuarit e fundit

Aksione policore në Tiranë, detajet mbi të arrestuarit e fundit

142
0
Shares

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, goditën një tjetër rast.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. N., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ka kundërshtuar forcat e Policisë për t’i ushtruar kontroll fizik. Këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J. T., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. G., 61 vjeç, A. Z., 44 vjeç dhe I. D., 62 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit T. H., 25 vjeç dhe B. P., 47, të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY