Shtohen rastet me koronavirus në Berat, të fundit brenda Drejtorisë së Ujësjellësit

Shtohen rastet me koronavirus në Berat, të fundit brenda Drejtorisë së Ujësjellësit

135
0
Shares

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, një person i gjinisë mashkull 56-vjeç dhe një person e gjinisë femër 44-vjeçe.

Pas konfirmimit “pozitiv” me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, mjekët epidemiologë kryhen në mënyrë emergjente “tamponët” në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me Coronavirus punonte si Shefe e Financës.

Po kështu, tampone ju morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore,ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj.

Pas hetimit të personave të kontaktit, ditën e djeshme u janë kryer tamponët edhe 5 personave të tjerë që shoqëroheshin me 36-vjeçaren dhe që kanë rezultuar “negativë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY