VIDEO/Dalin pamjet nga qelitë, të burgosurit infektojnë qëllimisht njëri-tjetrin me Covid 19

VIDEO/Dalin pamjet nga qelitë, të burgosurit infektojnë qëllimisht njëri-tjetrin me Covid 19

141
0
Shares

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-së ku një grup i të burgosurve besohet se qëllimisht është infektuar me koronavirus për t’u liruar më herët nga burgu.

Videot e sigurisë tregojnë për të burgosurit në qendrën e ndalimit “Pitchess”, te cilet nuk respektonin kushtet e higjenes dhe madje sipas mediave thuhet se perdornin te njejten maske.

Sherif Alex Villanueva tha të hënën se veprimet ishin pjesë e një skeme për t’u sëmurur që çuan në një shpërthim koronavirus në burg muajin e kaluar. Përfundimisht, 30 persona në të dy modulet ku janë regjistruar videot jane testuar pozitive për virusin dhe dy prej tyre janë lëshuar, tha sherifi.

Komandanti i policisë, Alex Villanueva, njoftoi të hënën te burgosurit e kanë infektuar me qëllim njëri-tjetrin me koronavirus duke e ndarë mes vete një shishe me ujë të ngrohtë dhe duke e përdorur të njëjtën maskë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shikohet momenti kur të burgosurit e kalojnë te njëri-tjetri një shishe me ujë dhe pijnë prej saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY