LAJM I FUNDIT/Nuk shuhen vatrat në dy qytete, harta me rastet aktive

LAJM I FUNDIT/Nuk shuhen vatrat në dy qytete, harta me rastet aktive

332
0
Shares

243 persona jane tesuar ne 24 oret e fundit. Sipas ISHP, ne keto ore kane rezultuar pozitiv me koronavirus  4 persona: 1 ne Berat, 1 ne Tirane dhe 2 në Krujë.

Nga ministria raportohet se jane 163 raste aktive me koronavirus ne te gjithe Shqiperine, te cilet jetojne ne Kruje, Shkoder, Tirane dhe Kamze.

682 persona, pra 78% e te gjithe personave te prekur, jane sheruar nga koronavirusi.

24 paciente te shtruar ne spitalet COVID, dhe vetem 1 prej tyre eshte ne terapi intensive.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1082692462112765/?t=111

E PLOTE

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja, 78% e të prekurve janë shëruar

Sot dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore.Dr. Rovena Daja. Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)
Testime totale 11332
Testime molekulare 10802
Testime serologjike 530
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 163
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 51
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 2
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

 

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY