Epidemiologu pranon se do të ketë një valë të dytë: Pse nuk...

Epidemiologu pranon se do të ketë një valë të dytë: Pse nuk do jetë e nevojshme karantina

196
0
Shares

Mjeku epidemiolog pranë ISHP, Artan Simaku ka treguar hapur se ne do te prekemi nga nje vale e dyte, por kjo nuk do te na detyroje te mblidhemi brenda.

Ne nje lidhje per ABC News, ai u shpreh se koronavirusi parashikohet të rikthehet në vjeshtë. Mirëpo, siç thekson ai Covid-19 kur të rikthehet nuk do të jetë si një virus i ri, por i zakonshëm. Për këtë arsye nuk do të ketë nevojë për karantinë, megjithatë ai bën apel se respektimi i masave duhet të kthehet në kulturë.

“Zakonisht në fundin  e vjeshtës dhe fillimin e dimrit qarkullon virusi i gripit. Parashikohet që të qarkullojë koronavirusi, por tashmë jo si një virus i ri, por si virus i zakonshëm stinor.

Në bazë të të dhënave sipas parashikimeve nuk do të ketë nevojë për karantinë. Por masat e mbrojtjes duhet të vazhdojnë dhe të na bëhen kulturë e përgjithshme. Janë masa të thjeshta. Edhe në stinën e dimrit këto masa duhet të vazhdojnë, nuk do jetë nevoja për karantinë, por kujdesi duhet të jetë maksimal.

Nuk duhet neglizhuar kujdesi, mbajtja  e maskave në ambiente të mbyllura dhe të ruhet distanca. Jemi drejt shuarjes por pritet qarkullimi në fund të vjeshtës dhe fillim të dimrit. Distancomi dhe higjiena duhet të na bëhet kulturë”, u shpreh mjeku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY