DETAJE/Ky është 37-vjeçari që vrau fqinjin e tij në Poliçan, viktima ishte...

DETAJE/Ky është 37-vjeçari që vrau fqinjin e tij në Poliçan, viktima ishte masakruar

146
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin ‘Jaupas’ në Poliçan, ku Hamza Çela, vrau me thikë të afërmin e tij 77-vjeçar, Ramadan Çela. Autori, u arrestua nga policia.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar 37-vjeçarin Hamza Çela të kryejë vrasjen e të afërmit të tij, Ramadan Çela por sipas raportimit të policisë thuhet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Krimi ka qenë makabër. Të paktën nga rrëfimi i nipit të viktimës duket se autori nuk është mjaftuar me një goditje por ka shkuar më tej duke i prerë fytin 77-vjeçarit, kraharorin madje edhe ti nxjerrë zemrën nga vendi.

Sipas informacioneve të Policisë së Beratit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima 77- vjeçar ndodhej i vetëm në banesë.

Autori i dyshuar, Hamza Çeka, pas një konflikti që ka pasur me 77- vjeçarin, ka shkuar në banesën e këtij të fundit dhe e ka qëlluar me thikë.

Nga plagët e marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por ka rënë në prangat e Policisë. 37-vjeçari Hamza Çela mësohet se ka qenë i dënuar më parë për “dhunë”, ndërkohë që rezulton se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh me medikamente.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY