AKUZAT/Trafikuan 1 ton drogë drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 6 të...

AKUZAT/Trafikuan 1 ton drogë drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 6 të pandehur

78
0
Shares

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për 6 persona të akuzuar se tentuan të trafikonin 1074.2 kg, kanabis në Greqi nëpërmjet Pikës se Kalimit Kufitar Kapshticë.

SPAK dërgoi çështjen për gjykim për 6 persona,  Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj, Gentjan Ramadani, Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako.

Të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice.

Ndërkohë të pandehurit Andrea Muço dhe Mariglen Sako, megjithëse në dijeni të faktit kriminal të mësipërm, nuk kanë kallzuar në lidhje me faktin në organet e ndjekjes penale.

Bashkim MuratajI akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Penal

Gentian RamadaniAdrian Sako dhe Zija Hidri, të akuzuarPër kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako, të akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 300/1 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY