Vrasja ne Polican, policia jep detajet

Vrasja ne Polican, policia jep detajet

257
0
Shares

Policia ka dhene detaje te reja ne lidhje me vrasjen ne Polican kete pasdite.
Viktima Ramadan Cela, 77 vjec, ka qene i vetem ne shtepine e tij kur eshte sulmuar nga komshiu i tij, 37 vjecari Hamza Cela.

Pòlicia ka mbërritur në vendngjarje  dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rèndë.

Njoftimi i policise:

“Pòlicia identifikon dhe vë në pránga autorin e vrásjes me thíkë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qèlluar me mjet prerës (thíkë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Kòmisariatit të Pòlicisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrèstimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar ármën e krímit, një mjet prèrës (thíkë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Pòlicia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY