Qeveria ndryshon vendimin, merr persiper interesat per kredite e bizneseve per pagat

Qeveria ndryshon vendimin, merr persiper interesat per kredite e bizneseve per pagat

85
0
Shares

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë për pagat e punonjësve pas deshtimit per te inkurajuar bizneset per te marre kredi per pagat.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare qeveria ka vendosur që të marr përsipër për të rimbursuar interesat për garancinë sovrane për të gjitha subjektet përfituese në të gjitha bankat.

‘MFE do t’i rimbursojë Huadhënësit interesat që burojnë nga Huatë e garantuara nga kjoMarrëveshje Garancie një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj Marrëveshjeje’.

Sipas vendimit, nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohen interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesë principali nga data që i ka lindur detyrimi Huamarrësit për të paguar principalin sipas Marrëveshjes së Huasë. Gjithashtu huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimin e interesave në formë elektronike dhe të shkruar.Kërkesa për rimbursim duhet të përmbajë informacion të detajuar në lidhje me interesat e gjeneruara dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre, për secilën Hua që Huadhënësi ka lëvruar në përputhje me këtë Marrëveshje.
Por nga ana tjetër qeveria ka shtrënguar masat për marrjen e kësaj kredie për pagat e punonjësve për ato biznese që janë kreditorë të këqij pra bizneset që kanë kredi me probleme nuk mund të përfitojnë nga garancia sovrane 1.

‘Huamarrësi nuk duhet të këtë kredi me probleme (këto sipas definicionit të rregullores së Bankës së Shqipërisë nr.62, datë 14.9.2011 “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, të ndryshuar), në muajin shkurt 2020’.

Në total fondi për të garantuar këtë hua është11 mld leke, dhe bën që të përfitojnë të gjitha sipërmarrjet të cilat do të kërkojnë deri në 3 muaj financim për pagat e punonjësve.Kusht është vendosur që të dorëzohen të gjitha borderotë e punonjësve, sipas pagës që u derdhet në bankë, por nuk do të mund të merret kredi për rrogat që janë më të larta se 150 mijë Lekë në muaj. Disa ditë më parë Banka e Shqipërisë bëri të ditur se deri me tani janë 70 raste të aprovuara me një shumë ekuivalente rreth 1 mld lek nga garancia sovrane por ndërkohë që ka dhe rreth 300 aplikime të tjera në proces./bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY