Meta i kthen Kuvendit një tjetër ligj, arsyet që nuk u dekretua

Meta i kthen Kuvendit një tjetër ligj, arsyet që nuk u dekretua

77
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kthen maxhorancës për rishqyrtim ligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Në arsyetimin e kthimit të ligjit, Presidenti shprehet se: “Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojnë parime të rëndësishme kushtetuese”.

Meta thotë në arsyetimin e tij, se përjashtimi i operatorëve ekonomikë nga procedurat e prokurimit për mallrat që jo domosdoshmërisht duhet t’i nënshtrohen një procedure prokurimi sipas rregullave më strike për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë, përbën shkelje të parimit të barazisë përpara ligjit dhe diskriminim në kuptim të nenit 18, të Kushtetutës.

Nën dritën e kërkesave të nenit 11 dhe 18 të Kushtetutës, veçanërisht kur bëhet fjalë për prokurimin e mallrave apo shërbimeve me fonde publike, nevoja e mbrojtes së interesit publik është më e lartë. Dhe kjo nevojë, nuk lidhet ekskluzivisht dhe vetëm me nevojën e mbrojtjes dhe të sigurisë në prokurimin e mallrave dhe shërbimeve të caktuara që kërkojnë nivel më të lartë sigurie, por lidhet direkt edhe me nevojën për përdorimin e fondeve buxhetore me transparencë, efikasitet dhe efiçencë. Kësisoj, mes këtyre dy nevojave të lidhura ngushtë me interesin publik, për të gjetur balancën në mbrojtjen e këtij interesi, dispozitat e ligjit duhet të kenë gjithmonë një qartësi të tillë në fushën e zbatimit të tij, në mënyrë që të mos lënë vend për përdorimin e procedurave që nën justifikimin subjektiv apo mbulimin me nevojën për siguri, të krijohet një hapësirë e pakontrolluar për të shmangur konkurrencën e lirë përmes përjashtimit të operatorëve ekonomikë në prokurimin e mallrave dhe shërbimeve të caktuara, që jo domosdoshmërisht lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë dhe mund të jenë të atilla që të kërkojnë mbrojtjen e elementëve të sigurisë edhe në prokurim”, shprehet Presidenti.

Po kështu sipas tij, në kushtet, kur ky ligj i ri nuk adreson ato shqetësime për transparencën e përdorimit të fondeve publike në blerjen e mallrave dhe shërbimeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, ndryshe nga sa citohet në relacion dhe në nenin 1 të tij, atëherë lind pyetja se për cilat mallra dhe shërbime do të zbatohet?!

Kjo mungesë qartësie në fushën e zbatimit të ligjit, por edhe kundërthëniet në vetë dispozitat e tij në nenet 1, 2 dhe 5, krijojnë dyshime të arsyeshme se ky është një ligj më shumë, në vazhdën e ligjeve të miratuara, për të futur në kanale prokurimi gjithnjë e më pak transparente, ato procedura prokurimi mallrash dhe shërbimesh, që nuk lidhen realisht me fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por që do të interpretohen si të tilla nga autoritet kontraktore, sipas interesit momental”, thuhet në arsyetimin e Presidentit.

Selektiviteti, diskriminimi dhe mungesa e transparencës së parashikimeve të këtij ligji, kthehen në shqetësime reale dhe të bazuara, nëse i lexojmë në raport me parashikimin e bërë po në nenin 5, pika 1, shkronja “i”, paragrafi i dytë i kësaj shkronje që përcakton se, për kontratat për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe softëare-t e lidhura me këto mallra, klasifikimi sipas kësaj shkronje do të bëhet nga një komision i veçantë klasifikimi i ngritur në Ministrinë e Mbrojtjes. Përbërja, mënyra e organizimit dhe e funksionimit të komisionit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet më tej.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY