DETAJE/Fshati i vogël turistik austriak ndihmoi koronavirusin të përhapet në Evropë

DETAJE/Fshati i vogël turistik austriak ndihmoi koronavirusin të përhapet në Evropë

153
0
Shares
epa07286559 A general view of the village, is captured in Ischgl, Austria, 15 January 2019. Countries in the alps have received heavy snowfalls in the past days and are facing roadblocks and increased avalanche danger in many parts of the affected regions. EPA-EFE/DANIEL KOPATSCH

Në qendrën e njohur austriake të skive Ischgl, janë infektuar adhurues të këtij sporti nga pjesë të ndryshme të botës. Sipas Shoqatës austriake për Mbrojtjen e Konsumatorit (VSV), që ka njoftuar për padinë kolektive të infektuarve, deri më tani janë 5.384 persona që pretendojnë se janë infektuar në Ischgl dhe në një masë më të vogël në vendpushimet e tjera në provincën e Tirolit, San Anton dhe Selden.

Shumica e trye janë nga Gjermania, të pasuar nga shtetas holandezë, britanikë, zviceranë, danez e së fundi duket se padisë po I bashkohën edhe 34 qytetarë amerikanë. Rastet e dokumentuara sakaq janë pothuajse nga të gjitha anët e botës, nga Brazili, Singapori, Zimbabve, Australia dhe Kamboxhia.

Pronari i saj, Bernhard Zangerl, i tha faqes gjermane të lajmeve t-online dhe mediave te huaja si CNN më 16 mars se punonjësit e tij duhet të kishin kontraktuar edhe virusin nga dikush. Përkundër një paralajmërimi zyrtar nga qeveria Islandeze në 4 Mars se një grup i shtetasve të saj kishin kontraktuar koronavirusin në Ischgl, autoritetet austriake lejuan turizmin e skive  të vazhdojë edhe për nëntë ditë të tjera para se të karantinoheshin plotësisht më 13 Mars. Baret në Ischgl u mbyllën më 10 Mars.

Ischgl dhe fshatrat e saj fqinje tërheqin rreth 500,000 vizitorë çdo dimër, me njerëz të famshëm dhe politikanë të tillë si Paris Hilton, Naomi Campbell dhe Bill Clinton midis tyre vitet e kaluara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY