Studimi: 93% e shqiptareve nuk moren asnje ndihme nga qeveria per Covid...

Studimi: 93% e shqiptareve nuk moren asnje ndihme nga qeveria per Covid 19

53
0
Shares

Sipas nje studimi te dhenat e te cilit i publikoi sot zyrtari i PD, Dorian Teliti, 93.3% e qyetarëve nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Situata në përkeqësim. Me Ramën, të fundit në rajon, tha Teliti.

Postimi i Telitit:

Te gjitha raportet apo studimet ne vend apo edhe jashte Shqiperise e nxjerrin zbuluar qeverine ne raport me mbeshtetjen ndaj shqiptareve per COVID 19. I tille eshte edhe studimi i detajuar i disa studenteve dhe te diplomuarve te Fakultetit te Ekonomise, studente energjike, inteligjente, te pergatitur dhe mjaft elokuente, anetare te UKS, me te cilet pata kenaqesine te komunikoja.

Rezultatet e studimit ishim shume interesante dhe nxirrnin ne pah realitetin e hidhur qe te gjithe ne e shohim dhe e ndjejme perdite, ku nder me kryesoret mund te vecojme:

91.5% e te anketuarve shprehen se Covid-19 ka ndikuar negativisht ne gjendjen financiare te bizneseve dhe familjeve shqiptare.
93.3% e te anketuarve nuk kane marre asnje ndihme nga qeveria, ndonese ndihma sado e vogel ishte jetike per pjesen derrmuese te tyre.
Pesimizmi i te anketuarve nuk eshte vetem per ditet qe po jetojme, por shtrihej edhe me tej, pasi 80% e tyre mendojne se ekonomia shqiptare do te jete akoma edhe me keq pas 12 muajsh.

Qartesisht situata eshte alarmante, cdo dite qe kalon thjesht e thellon akoma me shume krizen e shtrire kudo anembane vendit.
Duhet vizion, strategji, duhen paketa mbeshtetese ne ndihme te ekonomise, konsumit dhe biznesit, perndryshe permasat e recesionit do te jene katastrofike.

Mjaft me propagande, llafet nuk pijne as uje e nuk mbushin as barkun me buke, nuk gjenerojne as vende pune e nuk e rrisin prodhimin. Nevojiten nderhyrje inteligjente dhe te qenesishme per ti bere balle sfides se madhe qe po perjetojme.

Mjaft te qenurit te fundit te rajon per paketat mbeshtetese e te paret per taksa e burokraci, kjo filozofi qeverisese duhet te marre fund sa me shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY