MEDIA E KOHES/Cili është posti që i dha Mbreti Zog, Fan Nolit...

MEDIA E KOHES/Cili është posti që i dha Mbreti Zog, Fan Nolit në vitin 1938

394
0
Shares

Nga Aurenc Bebja

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën se si të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin mbreti Zog synon të bashkëpunojë.

Duhet të besojmë se diplomacia e tri princeshave ka qenë e efektshme, sepse tashmë është njoftuar se prelati synon të kthehet në vendin e tij, ku ai do të marrë drejtimin e universitetit të ri të Tiranës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY