Po transportonte punonjësin e lënduar nga kontakti me rrymën, furgoni përplas të...

Po transportonte punonjësin e lënduar nga kontakti me rrymën, furgoni përplas të moshuarin me biçikletë

142
0
Shares

Një aksident ka ndodhur gjatë kohes kur po transportohej njeri prej punonjesve te internetit ne Kamze, gjate incidentit me korentin, teksa po punonin.

Burime nga policia bejne me dije se furgoni qe po bente transportin, nga shpejtesia, ka perplasur nje person me biciklete, i cili u dergua ne spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi e mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY