KE këshillon shtetet: Mos të hapen kufijtë e BE-së deri më 15...

KE këshillon shtetet: Mos të hapen kufijtë e BE-së deri më 15 qershor

347
0
Shares

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje vendeve të BE që të mos hapin kufizimet dhe ta zgjasin kufizimin e përkohshëm për udhëtimet jo të rëndësishme në BE, deri në 15 qershor.

Ndërsa në faqen zyrtare të KE thuhet: Komisioni fton shtetet anëtare të Shengenit dhe Shtetet e Asociuara të Shengenit të zgjasin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jothelbësore në BE për 30 ditë të tjera, deri në 15 qershor.

Ndërsa disa shtete të asociuara të BE-së dhe Shengenit po ndërmarrin hapa paraprak në drejtim të lehtësimit të masave për luftimin e përhapjes së pandemisë, situata mbetet e brishtë si në Evropë ashtu edhe në mbarë botën.

Kjo kërkon masa të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes gjatë udhëtimit në BE.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY