Vdekja e punëtorit në Tiranë, arrestohet inxhinieri dhe ndihmësi i tij

Vdekja e punëtorit në Tiranë, arrestohet inxhinieri dhe ndihmësi i tij

148
0
Shares

Vihen në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe ndihmësinxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme humbi jetën një 63-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt.

Te arrestuar jane “B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën punëtori i këtij objekti, shtetasi M. P., 63 vjeç” informoi sot policia e Tiranes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mhill Përpepaj është 63-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e të enjtes, 7 maj, në kryeqytet pasi u aksidentua në vendin e punës në një kantier ndërtimi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY