Mjeku i Komitetit Teknik: Në janar kishte shumë preumoni pa shkak

Mjeku i Komitetit Teknik: Në janar kishte shumë preumoni pa shkak

142
0
Shares

Mjeku Andi Koraqi, njëherësh anëtar i Komitetit Teknik shprehet nuk ka asnjë të dhënë të regjistruar se në janar kishte covid në Shqipëri përvec faktit se në janar ka pasur pneumoni pa shkaktar.

Mjeku Koraqi shprehet se gjatë janarit kanë qarkulluar goxha mikroorganizma, duke mjegulluar pretendimine disa mjekëve të tjerë që janë shprehur se kishte mjaft raste me koronavirus në dy muajt e parë të vitit 2020. Sipas Koraqit e vetmja provë që kanë është rasti i parë pozitiv që u konfirmua në mars, tha ai në një intervistë për abcneës.

“Mjekësia bazohet në evidenca, nuk është shkencë hipotetike. Për diagnozën e sëmundjeve infektive e vetmja provë është ose izolimi i mikroorganizmit ose pasojat. Taman është vetëm izolimi i viruist. E vetmja evidencë që kemi ne është data 7 apo 8 mars që është kapur personi i parë që ka dalë pozitiv.

Në janar ka pasur pneumoni pa shkaktar. Gjatë janarit kanë qarkulluar goxha mikroorganizma, kanë qarkulluar edhe disa koronaviruse të tjerë, por nuk ka evidencë që ka qarkulluar Covid-19”, tha ai.

Mjeku Andi Koraqi foli për situatën e koronavirusit në vend. Ai u ndal mes të tjerash edhe tek testet serologjike që kanë filluar të aplikohen në laboratorin e QSUT, gjatë intervistës në abcneës.

“Siç e thashë diagnoza e sëmundjeve infektive bazohet në dy grupe testesh, në ato që kapin shkaktarin e virusit dhe grupi i testeve të tjera ështe ato që zbulojnë gjurmët që lë virusi në organizëm. Testet serologjike janë ato që zbulojnë gjurmët. Ekzistojnë një mori testesh. Në Shqipëri përdoret një test që është përdorur nga më të parat. Ka evidenca që është test i mirë. Është përdorur në Kinë, në Itali, së fundmi në Spanjë. Ky test u ble”, u shpreh ai.

Të parët që iu nënshtruan testit serologjik janë bluzat e bardha. Koraqi theksoi se janë bërë 340 testime, ndërsa pozitiviteti ka dalë 11%. Kjo tregon se 11% e personelit që është testuar kanë rënë në kontakt me virusin.

“Pacientët që kanë qenë të konfirmuar pozitiv, janë përdorur për validimin e testit. Ato që janë testuar janë 340, një gjë e tillë, personel mjekësor dhe tek ata ka dalë 11% pozitiviteti.

Kjo tregon se 11% e personelit që është testuar kanë rënë në kontakt me virusin. Është një shifër brenda një kampioni shumë të vogël. Personeli mjekësor ka edhe persona që e kanë ditur që e kanë kaluar”, tha Koraqi.

Sipas mjekut dallimi mes tij, i cili ka qenë i infektuar dhe këtij 11 përqindëshi është se ai ka kaluar sëmundjen dhe ata virusin. Kjo vërteton që 80% e kalojnë pa simptoma. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY