EMRAT/Arrestohen trafikantët shqiptarë që furnizonin me kokainë pasanikët italianë

EMRAT/Arrestohen trafikantët shqiptarë që furnizonin me kokainë pasanikët italianë

145
0
Shares

Autoritetet policore të Italisë kanë finalizuar me sukses operacionin e quajtur Doktori, që ka cuar në shkaterrimin e një bande të trafikut të drogës, që drejtohej nga shqiptarët.

Hetimet zbardhën se grupi i trafikantëve drejtohej nga shqiptari Florian Zeqiri me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga sëbashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Po në pranga u vunë shtetasit Massimo Gallio e Mourad Aousoji. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autoritetet italiane informojnë se një prej shqiptarëve nën urdhër arrest është dëbuar më parë nga territori italian pas kryerjes së një dënimi penal për akuza të ngjashme.

Përgjimet telefonike e ambientale zbardhën se mjeku italian furnizohej nga grupi i trafikantëve të drejtuar nga shqiptari Florian Zeqiri.

Autoritetet italiane kanë dokumentuar rreth 150 episode të shitjes së drogës dhe mes klientëve ka dhe profesionistë me emër që banojnë në komunat Protofino e Santa Margherita.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY