Si do të bëhet aplikimi për pasaporta biometrike dhe karta identiteti, procedurë...

Si do të bëhet aplikimi për pasaporta biometrike dhe karta identiteti, procedurë e re

121
0
Shares

Ka rinisur procesi i pajisjes me dokumente biometrike, por me aplikim vetëm pas rezervimit të orarit.

Në një prononcim Lleshaj ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit dhe pasaportat e prodhuara tashmë si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike nga java e ardhshme.

Në të gjitha pikat e shpërndarjes dhe aplikimit, qytetarët mund të paraqiten pas rezervimit të një orari takimi në adresën që do të bëhet publike.

Për gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarjes së këtyre dokumenteve.

Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY