FOTO/Delfin i ngordhur në bregdetin e Velipojës, mendohet se u godit nga...

FOTO/Delfin i ngordhur në bregdetin e Velipojës, mendohet se u godit nga varkat e peshkatarëve

103
0
Shares

Ditëve të fundit, në Adriatik janë parë shumë delfinë, por gjithashtu dhe  në afërsi të  bregdetit të Velipojës.

Por, duke qene se delfinet kane qene te shumta, duhet te rritet vigjilenca e njerezve per te mos i demtuar dhe ngordhur.

Një delfin i ngordhur është gjendur në bregdetin e Velipojës, ku është konstatuar se ai kishte një dëmtim në sy dhe mendohet se ka ndodhur nga varkat e peshkatarëve.

Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër ka apeluar për ruajtjen e tyre dhe kujdes maksimal si nga peshkatarët dhe turistët, pasi janë një vlerë e shtuar dhe tepër e rrallë në ujërat shqiptare.

Pas verifikimeve u dallua një shenjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatarëve në det! Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë! Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës. Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona“, thuhet në njoftimin e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY