Arrestohen dy shpërndarësit e drogës në Tiranë, procedohen blerësit

Arrestohen dy shpërndarësit e drogës në Tiranë, procedohen blerësit

78
0
Shares

Finalizohet operacioni “Combination”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga dy posedues që shpërndanin lëndë narkotike.

Procedohen penalisht edhe 2 shtetas që blinin lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me cannabis sativa, 404.000 lekë të reja dhe 4 telefona celular.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy persona që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës, organizuan punën për identifikimin dhe lokalizimin e këtyre shtetasve,  si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: A. Xh., 21 vjeç dhe D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Arrestimi i shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. H. dhe A. A., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve D. V. dhe A. Xh.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY