Plagosja në Kurbin/Vetëdorëzohet në polici autori, shoqërohen babai, vëllai dhe daja i...

Plagosja në Kurbin/Vetëdorëzohet në polici autori, shoqërohen babai, vëllai dhe daja i autorit

104
0
Shares

Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e të martës në Kurbin. Bëhet fjalë për Aurel Shurbin 26 vjeç, i cili mësohet se ka pasur një konflikt tre ditë më parë me dy të plagosurit Agron Mema dhe Klevis Leka, 53 dhe 29 vjeç.

“Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i  dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje””.

Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dajë e nip.

Në komisariat janë shoqëruar edhe babai, vëllai dhe daja i autorit të plagosjes, gjithashtu të përfshirë në konflikt.

“Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh”.

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur Ura e Drojës. Dajë e nip kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.

“Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë,  jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY