VIDEO/”Mos përqafohen dhe shtrëngojnë duart”, mesazhi i Binos: Virusi nuk është zhdukur

VIDEO/”Mos përqafohen dhe shtrëngojnë duart”, mesazhi i Binos: Virusi nuk është zhdukur

56
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video me një mesazh nga specilasitja e ISHP, Silva Bino.

Bino ka kërkuar që qytetarët të jenë të përgjegjshëm për sjelljen individuale.

Bashkë me videon, Manastirliu shkruan: Virusi nuk është zhdukur! Me lehtësimin e masave shtrënguese, duhet të jemi më të përgjegjshëm për sjelljet individuale, që të mos hedhim poshtë sakrificën e deritanishme. Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Silva Bino.

Ndërsa, Bino nga ana tjetër thekson që me lehtësimin e masave të mos ketë përqafime, as shtrëngime duarsh dhe mbahet distanca pasi virusi mbetet në qarkullim.

Ajo thekson gjithashtu se faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, por duhet të jemi të përgjegjshëm “që atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.”

Sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshëm, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë distancë me njëri-tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, prekjes së duarve apo objekteve. Ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në supermarkete a dyqane që kanë mbi dy veta, do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë që mund të kalojnë forma të rënda të sëmundjes që i pamë gjatë këtij shpërthimi epidemik në vendin tonë dhe të mos mbingarkojmë spitalet”,-shprehet Bino.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2982814405098788/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY