Mandati i Dvoranit sjell debate në KLGJ, shtyhet vendimi dhe kërkohet ekspertiza...

Mandati i Dvoranit sjell debate në KLGJ, shtyhet vendimi dhe kërkohet ekspertiza e huaj

69
0
Shares

Ka pasur debatet në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Anëtarët janë përplasur për vendimin që kërkon mendimin e ndërkombëtarëve për mandatin e Ardian Dvoranit

Sipas Syri TV, KLGJ ka vendosur ti japë një mundësi Dvorranit për të rishikuar qëndrimin e tij, duke i vendosur në dispozicion komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me Presidentin. KLGJ me votën e shumicës së anëtarëve ka vendosur se për cështjen “Dvorani” duhet të pritet edhe mendimi i partnerëve të huaj.

Përfaqësuesit e USAID dhe Euralius, që ndodheshin në mbledhje janë shprehur pro marrjes së mendimin ndërkombëtar për mandatin e Ardian Dvoranit

Votimi në KLGJ është ndarë si më poshtë: Ilir Toska PRO, Dritan Hallunaj PRO, Maksim Qoku PRO, Fatmira Luli JO, Marcela Shehu JO, Brikena Ukperaj PRO, Alban Toro JO, Medi Bici PRO, Nureda Llagami PRO, Bruna Kadi JO.

Shkak per mbeldhjen e sotme u bë një letër e Presidentit të Republikës, Ilir Meta më 10 prill në KLGJ. Presidenti kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani, duke argumentuar se mandati ka përfunduar që në vitin 2014 dhe në kushtet kur janë emëruar 3 anëtarë të rinj, Dvorani duhet të largohet.

Po ashtu, kujtojmë se Dvoranit iu pranua kërkesa për shtyrje të afatit të paraqitjes së argumenteve, të cilat nuk dihet kur do t’i japë (sot apo para përfundimit të afatit).

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY