Kryemadhi lë karantinën, reagimi i fortë pas takimit me Bashën: “Edhe kalamajve...

Kryemadhi lë karantinën, reagimi i fortë pas takimit me Bashën: “Edhe kalamajve nuk u vimë kaq pas avazit”

324
0
Shares

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët politikë. Në një prononcim për media, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se tashmë opozita po pret reagimin e qeverisë për pesë propozimet e dërguara për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi tha se u bë një azhornim i situatës, ndërkohë që u fol edhe për shifrat dhe të dhënat dhe informacionet që kanë secili për sa i përket pandemisë së Covid-19.

“Këshilli politik nuk mblidhet tani. E ka mbaruar misionin tij sepse opozita po pret reagimin e palës tjetër. Nesër mblidhet komisioni që do të njihet me pesë propozimet e opozitës. Çdo zvarritje që vjen nga mazhornca nuk është e papritshme për ne. Ata atë duan që ta zvarrisin sa më shumë për të zgjatur më shumë qëndrimin e Ramës në pushtet që të vjedhi.

Edhe kalamajve nuk i shkojmë kaq shumë pas avazit me pesë dëshira. Pesë dëshira i kemi vënë në dispozicion Partisë Socialiste”, tha Kryemadhi.

Basha me heret zhvilloi me nënkryetarët e degëve të kësaj force politike dhe sekretarët nje takim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY